Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Adelina-The Queen

E kuptoj disa femra ta xhelozojne.Eshte e natyrshme ne keto kohera.Te jesh e bukur MISS,e suksesshme,e pasur,e popullarizuar...Ka njerez te cilet ti falin te gjitha perveq suksesit.E quaj te suksesshem dike,kur enkas per ta ofenduar personalitetin e kengetares me te degjuar shqiptare,rexhistrohet ne forum (hihihi Rrezarta :rolleyes: ).Dhe e kuptoj Adelinen kur qeshet me zemer me primitivizmin e disave ne emisione kontaktuese dhe i le me gishat ne goje,me pergjigjet e saj te shkurtera,por reale dhe ironike.Po e shoh qe Rrezarta paska surfuar si e marre ne internet per te gjetur foto te Adelines :@pp ,por jo sa ne qe e duam dhe i gjejme.Ne cdo foto te Adelines te postuar,e ke adresen e web-it ku jane marrur.
Megjithate(Dy pika,marrim fryme thelle)
Deshem apo s'deshem ne,Adelina Ismaili momentalisht eshte kengetarja me e suksesshme shqiptare.Kete e tregon fakti qe vetem ne Besiane (Podujeve) mblodhi 12.000 shikues dhe policia pasi qe deshti ta nderprese koncertin,adhuruesit sulmuan policine.Kush nuk beson,le ti referohet lajmeve ditore ne RTK.KTV,dhe RTV21 te dates 21 gusht 2004.Gjithashtu te nesermen te gjitha gazetat ditore.
He he he
Lexova nje thenie popullore: Populli nuk gabon kurre!
Eshte interesant sa shume e shajne kete qike,e kur po i shoh votat e saj quditem!Dashuria e shqiptarve ndaj Adelines me duket si idile fshatare:E shan tere diten para nenes,shoqerise,gruas,te dashures(femrat e kane hobi dhe semundje xhelozine e suksesit).Ne mbremje tinez e leshon videokaseten apo TV-ne,ne koncert shkon "jo me pa Adelinen",por "nje shok i tha hajde de hajdeeeeeee".
Disa nga ne e fshehin adhurimin me fjale te keqija.Cka me ba,mentalitet anadollak.
Ah,sa per Adelinen dua t'ua rikujtoj ca gjera,si duket keni harruar:
ADELINA:
1)E shkolluar muzikalisht (Degjo kengen Arome Portokalli,ka te mbaruar shkollen e ulet dhe te mesme te muzikes per piano dhe nje vit ne Akademine e Arteve Prishtine)
2)E ngritur intelektualisht (Lexo intervistat ku citon filozofet me te medhenj boteror,fiton cmimin e pare ne garat e shkollave fillore ne Sarajeve,prezanton Kosoven)
3)E informuar politikisht (Prap lexo intervistat ku thote"Cdo gje le te deshmoje koha)
4)Simbol bukurie shqipetare (Kosova ia jep titullin MISS KOSOVA 1997)
5)Me ****ere te deshmuar (Femiu i pare shqipetar qe editoi 4 albume)
6)Me vokal te deshmuar (Ne vitin 1995 fiton cmimin e pare ne Cekoslovaki me opereten Ave Maria)
7)E vleresuar edhe nga kritika (Fituese e shume festivaleve shqipetare,si dhe ballkanike)

"Nje rebele bukuroshe" (E quan kryetari Alfred Mojsiu pas prezantimit te saj ne Festivalin Kombetar Shqipetar,pas pyetjes se gazetares)
9)"Asaj i ka hije cdo gje" (Prononcohet i madhi Zhani Ciko,dirigjent me nam boteror,pas pyetjes per zhveshjet e Adelines)
10)"Adelina eshte ambasadore e nje gjenerate demokratike qe po krijohet ne Kosove" (Ibrahim Rugova ne fushaten paraelektorale ne Prishtine,kur Adelina hyn ne stadium dhe fillojne ovacionet e publikut,2002)
11)"E deshem apo e urrejtem,te gjithe vrapojme ta shikojme Adelinen" (Migjen Kelmendi,analist dhe redaktor i gazetes JAVA)
12)"Adelina mund te jete aktorja me e mire shqipetare nese vazhdon shkollimin dramatik"(Faruk Begolli,aktor dhe rexhisor,revista TEUTA dhjetor 2003)
13)"Nje Marilyn Monroe shqipetare,e vetmja kengetare origjinale e gjenerates se re" (Nexhmije Pagarusha,KOHA DITORE)
14)Kush ka fakte per droge,le te dal me fakte.Asgje pa argument.
15)Ajo nuk ka faj qe Arkani i vendoi syrin.Ia kam venduar edhe une,por nga sigurimi i saj as qe munda ti marr autogram,e lere me tjeter.
16)Asnjehere nuk e ka mohuar qe eshte mafioze as nuk e ka pranuar,Dicka si Frank Sinatra. :rolleyes: Por,asnjehere nuk e kane zene policia me pele per dore sikur disa kolege te saj "te shenjta".Oops!..

Moderne? E quditshme?
Ditelindja - 14.12.1979
Horoskopi - Shigjetari
Nenshenja- Luan
Gjatesia - 1.74 cm
Pesha - 55 Kg
Permasat - 92.59.93
Nr.I.Garderobes - 36
Nr.I.Kepuceve - 37
Ngjyra e flokeve - Kafe e mbyllet
Ngjyra e syve - Kafe e mbyllet
Shkollimi - Deri ne nje vit akademik seksioni piano
Hobi - Piktura
Sporti - Basketi dhe futbolli
Sportsiti - Dejvid Beckam
Muzika - Folklor i vjeter i dasmave dhe kanagjegjeve
Kengetari/ja - Eminem
Shkrimtari - Alberto Moravia
Libri - Vullneti per pushtet
Filmi - Goodfathers
Aktori - Kiam Nurius dhe Angjelina Jolie
Politikani - A ka nevoje t'ja them emrin ?
Missi - Valbona Selimllari
Personi me i dashur - Gjyshja
Mashkulli ideal - S'ekziston
Vesi - Mrrolat pa nevoje
Personaliteti- E pasur me ndjenja ekstreme si te mir ashtu edhe te keqija varet per ke ?
Deshira - Te me jape Zoti fuqi qe te vazhdoj t'ua them te verteten disa funderinave qe veten e quajne njerez, e mjerisht me te cilet jetojme, vetem realiteti te luftoje kunder tyre , e une te jem zedhenese e atij realitit.

Avangarde? Ekstravagante? Apo thjesht tip Eminemi qe nuk merzitet per demagogjine e kesaj kohe.Shume hapa perpara.
Do kerkoj falje qe ndoshta ka tingellime subjektivititeti ne postimet e mia por...hej,une jam rritur me kengen dhe mesazhin e kenges se Adelina Ismailit.Edhe po deshen,kopsovaret nuk e shkulin nga zemra dot.
Citoj Adelina Ismailin:-Jeten ireale te show-biznesit nuk e marr shume seriozisht.Per mua jane primare ca gjera tjera ne jete.Karriera nuk eshte krejt cka dua,sepse kam aritur me shume sesa qe kam paramenduar.Nuk jam tip homosapiensi klasik qe asnjehere nuk ngopet fame,pushtet,para.Sinqerisht,me shume i preferoj ata qe nuk me duan,sepse ata gjithmone do te jene afer meje duke me ruajtur se ku do te gaboj qe te me pergojojne pastaj.Perderisa njerezit qe me duan ndoshta nje dite do te merziten nga une.Andaj,asnjehere nuk do ti le te qete demagoget.Qofshin individe apo institucione te tera.Jam e vetedijshme qe kam shume armiq,por kjo me ben te ndihem e fuqishme.Sepse edhe armiqt i kam klas.Mendoj se jam tip Eminemi.90% e urrejne,nja 10% e adhurojne,por asnjeri nuk eshte indiferent.Te gjithe ulurisin pas tij.A s'eshte ky kulmi i asaj qe qujame karriere?- Magazia "Kosovarja" gusht 2004.

Adelina Ismaili, këngëtarja kosovare që është shndërruar në një fenomen mbush plot 20 vite në skenë. Si arriti të bëhej simboli i suksesit në këngë dhe bukuri? Kush e ka ndihmuar dhe cilat janë raportet e saj me meshkujt?
Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes, madje e kërkon këtë. Por me mënyrën e vetë; femëroren të përzierë me protestën, që shpesh e vesh me fjalë të pista e pse jo me agresivitet. Por gjithmonë mbetet Adelina, origjinale, e hapur. E s'ka si të ndodhë ndryshe; e urren hipokrizinë dhe puritanizmin. Është e zhveshur ndaj çdo kompleksi dhe thellë-thellë e ndrojtur.
Fenomenale në çdo gjë që bën; pafund skandale e pafund suksese!
Sivjet në 2005-ën mbush plot 20 vite në skenë, e 10 albume të krijuara.

Kombinati “Ismaili”
Po, mos u habisni kështu është quajtur familja e femrave Ismaili. Secila prej tyre është një fabrikë e zhurmshme. E para ka qenë Adelina që bëri “poteren e madhe”. Deri këtu në Shqipëri erdhi thirrja e saj “Do të bëhem milioner” kënga që i dha shumë çmime në festivale e konkurse për fëmijë. Sigurisht nën drejtimin e Monës, gruas së hekurt që diti ta udhëhiqte të bijën drejt shinave të suksesit. – madje edhe tani që bomba kosovare është 26 vjeç, duhet t'i marrësh leje Monës që të takohesh me të.- Zanfinën po tashmë e njohim të gjithë, me imazh të freskët e përpjekje për të mos u identifikuar me të motrën. Sigurisht që e ka më të vështirë pasi i duhet të durojë dhe inatet e të tjerëve me Adelinën. Deri tani u bënë tre, pasi këto bëjnë dhe zhurmën më të madhe. Ema, “ekonomistja” e familjes edhe pse talent në muzikë ka vendosur të mbetet në hije, duke u ngopur nga fama e motrave të saj. Nëse vëreni një ndryshim në imazhin e Adelinës (është bërë paksa më e rafinuar), pa diskutim është meritë e Emës, e cila nga prapaskena luan rolin e këshilltares së pamjes. Derisa kanë arritur të ecin me këmbët e veta, Mona dhe vajza e madhe Adelina nuk kanë nguruar t'i japin gjithë mbështetjen e duhur (përfshi dhe atë financiare). Motrat e kanë shpërblyer duke u vënë në dispozicion të punëve të saj artistike. Në këtë potere ka dhe dy qetësues, një qen dhe një mace. E ka raste kur vajzat duan të ndihen me të vërtetë normale; e mbushin shtëpinë me shoqe dhe bëjnë thashetheme për gjithë Prishtinën.

Adelina i ngjan të atit, Rexhepit, i cili prej vitesh punon si emigrant në Austri (pasi në Kosovë nuk ka mundur të gjejë një punë të përshtatshme). Më të kanë raporte shumë të mira, madje ai i ka mësuar sesi të mësojnë të jenë të pavarura. “Më kujtohet kur i kam pasur 15 vjet, babai më pat propozuar që ta kem një të dashur (frajer) me qëllim që ta njoh botën mashkullore sa më mirë, e kur të martohem të kem më shumë eksperiencë. Ai besa ma pat gjetur edhe një fotograf në Austri që të bëj fotografi artistike, mirëpo unë nuk e pata pranuar duke i thënë se jam shqiptare dhe nuk ia lejoj vetes. Ai ka shumë ide, mirëpo nganjëherë e tepron, e unë prapë mbes në suaza të shqiptarisë.”
E tillë është Adelina e vërtetë, e ndrojtur dhe e rezervuar: “Oh, kur isha fëmijë, nëna më thotë se kam qenë shumë, shumë e urtë. Më vjen shumë keq që nuk e kam asnjë fotografi, sepse m'i kanë djegur të gjitha gjatë luftës. As foto, as dokumentacion, kështu që deri në vitin 1999 unë si person nuk ekzistoj!
I është dashur vetë të çajë në profesion e sigurisht që nuk e ka pasur të lehtë, prandaj herë-herë ngre kryet tek ajo një femër e fortë e pse jo dhe agresive. “ Sikur të kisha pasur sukses për shkak të bukurisë dhe të më vije suksesi për tri ditë, e di se do të isha çoroditur dhe do të kisha fluturuar pa krahë. Çdo hap që e kam bërë ia kam ditur vlerën, po ashtu edhe çdo vështirësi. Asgjë nuk mund të më befasojë ose të më zërë ngushtë”.
Kënaqësia dhe zhgënjimi i festivaleve
Adelina ishte vetëm 6 vjeç, mosha për t'u futur në klasën e parë, kur në vend të hynte te shkolla fillore, ndryshon drejtim e shkon te shkolla e muzikës, ku pranohet menjëherë edhe pse ishte fare e papërgatitur për konkurs. Edhe këtë herë kurioziteti i funksionoi; ndoshta jo që në fillim me pianon, por në korin e fëmijëve ajo arriti të dallonte nga të tjerët. Sapo hyri në kor, i futi këmbët dhe te “Akordet” e Kosovës (festivali më prestigjioz i asaj kohe). I tërhoqi të gjithë me lëvizjet dhe natyrën e gjallë. E vetëm një vit më vonë (7 vjeç), nxori kasetën e parë për fëmijë në Kosovë me titullin “Do të bëhemi milionerë”. Kjo kasetë u pasua dhe nga tri të tjera e shumë çmime në gjithë ish-Jugosllavinë. "Kjo ishte periudha kur Jugosllavisë së atëhershme i tregoja se edhe shqiptarët kanë fëmijë që dinë të interpretojnë dhe të vallëzojnë bukur.”

Deri tani i kishte ecur. Zhgënjimi i filloi kur u shfaq në festivalet e Shqipërisë- në prag adoleshence, vetëm 14 vjeç). Edhe pse mori çmimin e debutueses më të mirë, shija nuk i ka mbetur e mirë. “Disa herë e kam thënë që nuk kemi qenë të mirëpritur ashtu si vëllezër, më shumë kemi qenë si artistë të rangut të dytë dhe në atë mënyrë jemi trajtuar”. Megjithatë do të vazhdonte të merrte pjesë e të zhvishej pak nga pak, duke filluar të ndiente petkun e famës. Në festivalin “Kënga magjike” (2000) doli e kënaqur me çmimin “The Best Look”, me këngën “**** the government”.
Tani, akoma mbetet e mendimit për të qëndruar larg festivaleve, derisa ato të kthehen sërish në vlera të muzikës.
Po fajin nuk ia pati vetëm skena, por edhe disa kolegë të saj, që me dashamirësinë më të madhe kërkonin t'i bënin puçe...

Grushti i Arif Vladit
Pas luftës së Kosovës agjencia“Euro-koha” e Arif Vladi bashkë me dhjetë këngëtarë të tjerë organizonin koncerte “solidarizimi” për shqiptarët e diasporës. Në një koncert të tillë grupi kishte vendosur njëzëri “Ne nuk këndojmë nëse këndon Adelina”- sigurisht që nuk ia njihnin mirë kokën bukuroshes Adelinë-.
Pasi gjithë “grupi” mbaroi së kënduari del Silvana Brace dhe e shpall koncertin të mbyllur, pikërisht në momentin kur Adelina priste të futej në skenë. Me vrap e ka marrë mikrofonin nga dora e Braçes dhe ka filluar të këndojë duke e kthyer publikun dhe njëherë në sallë. Akoma dhe sot Adelina nuk arrin ta shpjegojë këtë situatë: e vetme kundër 10 kolegëve!
Misioni i Adelinës?
Adelina betohet se nuk ka për t'i lënë kurrë rehat gënjeshtarët e hipokritët. E këtë do ta bëjë si di ajo vetë me muzikë. Misioni i saj: ta ngrejë zërin kundër tyre derisa të ketë jetë. Në llojin e saj e di se është e vetme dhe se të gjithë e asnjë nuk ka konkurrent. Prandaj i ndërron gjithmonë stilet e të kënduarit, të mbetet e pakapshme siç është. Dhe kjo e gjitha me punën e saj. “Unë nuk dua që të shes naftë e cigare, mirëpo dua ta kem një jetë normale që edhe atë nuk mund ta arrij. Jemi mësuar të shohim këngëtare që e arrijnë suksesin vetëm me një sponsor në krevat. Unë nuk e kam praktikuar atë formë dhe as që do ta praktikoj derisa të jem gjallë”.

Askush nuk mund ta fotografojë të zhveshur
Deri tani është mjaftuar me erotiken, pasi nuk është e sigurt në realizimin artistik të nudos, duke iu ruajtur vulgares që ajo rrezikon të shfaqë.
Jo, unë erotikën e përjetoj ndryshe. “Kufiri është shumë i hollë në mes të vulgares dhe artistikes dhe fotografia apo prezantimi nudo, për të mos dalë vulgare, duhet që të jetë shumë profesionale. Prandaj edhe jam ruajtur.”
E di se shumica e njerëzve nuk arrin të dallojë natyrën e saj (kamuflohet mirë). Në thelb është e turpshme dhe vajzë tradite! Përsëri harron dhe pranon se tek ajo çdo gjë është relative. “Ashtu si sillet toka, sillet edhe truri i Adelinës”.
Në jetën intime pushon së qeni një yll, kthehet në një vajzë të thjeshtë. E ruan me fanatizëm identitetin e të dashurit, nga frika mos shkatërron çdo gjë.

Zhveshja protestë kundër botës mashkullore
Ka vepruar vetëm me mendjen e vet- Mona (nëna) gati sa nuk është çmendur kur e ka parë të zhveshur në fillim. Po Adelina dinte që herë pas here dhe të vishej, e përsëri t'i tërbonte njerëzit. “Në 1996 fillova të këndoj “Ushtrinë time”, veshur me pantallona të ushtrisë dhe me fanellë të kuqe dhe shqiponjë, nëpër Drenicë, Preshevë, Pejë, nëpër diasporë. Nuk mund ta harroj atë natë në Skenderaj kur publiku filloi t'i djegë fanellat dhe t'i nxjerrë karriget nga vendi prej euforisë. Vërtet, për atë kohë ajo skenë ishte e vështirë, sidomos kur i këndohej ushtrisë.
“Nga ana tjetër qëllimi i zhveshjes ishte më brutal, me arsyen e vetme për të rënë në sy dhe për t'i tronditur njerëzit. Atëherë jam ulur dhe veshur deri në fyt dhe i kam dhënë intervista dhe kam treguar pse. Kjo ishte një protestë kundër botës mashkullore te ne. Me atë kam dashur të tregoj që kur mund të bëjnë diçka meshkujt, pse nuk mund të bëjnë edhe femrat?” Kjo ka qenë një porosi e qartë.
Këtu ngre kryet një Adelinë idealiste. Ajo nuk është kundër gjinisë mashkullore, por urren tradhtinë e tyre-që prek familjen, gjënë më të shenjtë. Për këtë ka dhe teorinë e saj: ”Shumica e meshkujve te ne e nënçmojnë femrën, nënën e fëmijëve të vet. Ata automatikisht i krijojnë dy armiq në shtëpi.”
Miss Shqipëria '97 në Republikën e Kosovës
Nëse në kujtesën tuaj nuk ju vjen ndonjë Miss i '97-ës të shëmtuar, tani munsta merrni vesh. Ajo ka qenë Adelina Ismaili. Pasi kishte siguruar me pak mund e përpjekje titullin Miss Kosova, i erdhi oferta për të prezantuar në Miss Globe, Shqipërinë (për shkak të “luftës” ne nuk kishim një Miss). Nuk humbi kohë e me vrap siguroi disa gjoja dokumente si shqiptare e Shqipërisë. Deri këtu mirë, por kur i erdhi radha për të folur, bëri sikur harroi dhe tha: “Unë jam Adelina Ismaili dhe vij nga Republika e Kosovës”. Është pa vend të komentojmë vazhdimin. Nga sytë-këmbët, Adelina la spektaklin e për një muaj vizitoi Turqinë derisa të qetësoheshin gjakrat për “gafën” e bërë.
Mbretëreshë a Robëreshë
Në albumin e fundit të saj, Adelina shfaqet me një imazh të sofistikuar, që sjell në kohë vitet “Glamour”. Kjo është vetëm një zgjedhje e radhës dhe një testim ndaj asaj që përflitet se pamja e shet albumin.
Sa për Shqipërinë ende nuk ka një plan konkret derisa i kanë munguar ofertat serioze. Për Adelinën po fryn era e perfeksionit.

Adelina, këngëtarja më e paguar
Lajmet nga Prishtina vazhdojnë të jenë pozitive për Adelina Ismajlin. Këngëtarja kosovare mbetet ende në top listën e emrave më të paguar nga organizatorët e koncerteve dhe më të kërkuar nga fansat. Asnjë prej këngëtareve të reja, që kanë hyrë në skenën muzikore kosovare, e madje edhe në skenën shqiptare nuk kanë mundur të arrijnë në nivelet e Adelina Ismajlit. Sepse në ditën e saj më të mirë, këngëtarja ka arritur të fitojë deri në 10 mijë euro në një koncert ndërkohë, që janë vetë kolegët e saj shqiptarë, të cilët tregojnë se është e vetmja këngëtare, për të cilën sallat dhe lokalet janë të tejmbushura. Me zërin e saj të spikatur e natyrisht edhe pamjen tepër intriguese Adelina Ismajli ka arritur të shndërrohet në këngëtaren më të kërkuar, sidomos për shqiptarët e diasporës. U fol se dalja e Genta Ismajlit kishte nisur të dobësonte “potencën” e Adelinës, por në fakt mësojmë se shuma, që paguhet për të pasur Gentën në një koncert është gati sa gjysma, që paguhet për kolegen e saj Adelina.
E madje edhe motra e saj, po aq e bukur Zanfina nuk ka mundur kurrsesi deri më sot, të arrijë në nivelet e Adelinës, që natyrisht e kanë bërë të lakmueshme nga shumë këngëtarë. E lidhur me muzikën dhe këngën, qysh në fëmijëri Adelina Ismajli ka qenë gjithmonë një vajzë rrebele dhe impulsive, që pikërisht me këto anë të natyrës së saj ka ditur të fitojë shumë fansa në muzikë. Për një periudhë kohe ajo u shkëput nga kënga, moment në të cilin u përfol edhe për një largim të përhershëm nga muzika. Megjithatë e rikthyer në skenë, pak kohë më parë, pasi kishte mohuar gjithë thashethemnajën që mbuloi imazhin e saj në këtë periudhë, Adelina rikthehet dhe duket se këtë radhë për të goditur më fort. Këtë fakt e tregoi edhe koncerti i fundvitit në Prishtinë. Adelina vazhdon të jetë në top listën e më të paguarave. Dhe rivalja e saj më fortë Genta Ismajli, është ende larg.

Ku mbeti Adelina Ismajli
Thashethemet per semundjen e Adelina Ismajlit nuk kane te ndalur, te gjitha ato i hedh poshte motra e saj Zanfina e cila siguron se Adelina eshte ne gjendje shume me te mire shendetesore.
Mosprezenca e gjate ne emdiat elektronike e kengetares se njohur shqipetare Adelina Ismajlit ka shkaktuar shfaqjen e shume versioneve te rrefimeve qe lidhen kryesisht me gjendjen e saj shendetesore.Te gjithe ata qe per festat e fundvitit priten dicka speciale nga adelina mbeten te zhgenjyer sepse ajo nuk u paraqit ne asnjerin nga programet festive, menjehere pas ksaj filluan thashetheme dhe fjale te shumta rreth saj, megjithate edhe ajo vet disa muaj me pare paralajmeroi se do te pezulloje karieren e saj per nje kohe te pacaktuar.per shkak te shendetit te saj.
Diagnoza
Ftohja ne mushkeri
Kolegu dhe miku i madh i Adelines sic thote edhe ajo gjithmone Sabri Fejzullahu posa ka mare vesh se Adelina nuk ishte mir me shendet e kishte thirur nenen e saj : Une e pyeta Monnen per Adelinen dhe ajo me tha se Adelina po pushon te nje daje i saj, tregoi Sabriu derisa lutej qe Adelina te kthehet sa me shpejt shendosh e mire.
Diagnoza te cilen e permendi Adelina ishte sterlodhja fizike duke theksuar gjithashtu se do te qendroje jashte shtetit per tu sheruar, por duke mos dashur te fliste asgje me shume.
Koheve te fundit ne Prishtine qarkullojne thashethemet te nderlidhura me prognozimin e semundjes se Adelines, nje version madje thote se ajo ndohet ne Turqi per sherim dhe se shpenzimet e spitalit ia paguan kengetari Turk Ibrahim Tatlises. nga ana tjeter motra e saj Zanfina i hedh poshte te gjitha keto fjale duke thene se Adelina gjendet ne nje shtet tjeter e jo ne Turiq duke mos dashur te flase se ku eshte sepse eshte me mire per shendetin e saj per te mos e shqetesuar askush.
Mjekimi i saj gati sa nuk ka perfunduar por e pret momentin e duhur per te dale me dicka te re tha Zanfina duke qeshur me te madhe per thashethemet e fundit.
Megjithese as ajo nuk tregoi se ku ndodhet Adelina.
Por premtoj se Adelina eshte duke pergaditur nje projekt te madh muzikore me te madhin qe ndonjehere ka bere dikush ne estrade.

Albumet





|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|