adelinaismajli
  Zanfina Ismajli
 
Nen thjerzen e Valdrinit...

Kreatori valrdin Sahiti per kengetaren Zanfina Ismajli thote se prej filllimit te karieres ka pasur stil ne veshje dhe ne cdo paraqitje ka qene e kompletuar : Zanfina eshte nje vajze qe rrejdh nga nje familje me stil, e ka pasur lehte meqe e kishte moter Adelinen.Sipas tij Zanfina ne cdo videoclip sjell ndryshim ne lukun e sak si ne frizure dhe ne veshje.
Gjate videoclipeve ajo eshte shume e kujdeshme ne cdo detaj, ne cdo sekuence te clipit ajo ndryhon teresisht gje qe nuk ndodh me kengetaret tjera , kjo qe ben Zanfina sjell freski clipit dhe shikuesve.
Mirepo Valdrini nuk len pa e kritkuar disa paraqitje te saj:
Ne festivalin Polifest 2003 Zanfina ka pasur mundesi te duket edhe me mire, Fustani qe ka pasur ne ate festival ka qene me gjatesi te padefinuar dhe nuk mund ti nxirte ne pah karakterisitikat e trupit.
Gjithashtu ai e kritikoi edhe ne nje emision ne RTV21 : Fustani qe ka pasur veshur dhe grimi nuk kan qene adekuat per ate emision. Mendoj se ajo ose ka qene ceshtje kohe ose nuk i ka kushtuar aq shume rendesi paraqitjes. Perndryshe Zanfina kur do paraqitet per cdo levdate dhe gjithmone duket bukur edhe kur eshte e thjeshte dhe natyrale.

Cka thote Zanfina ?:

Pajtohem me komentete e Valdrinit dhe i pranoj kritikat e tij, une nuk i praktikoj shume kepucet me take te larta, por sot duke pasur parasysh veshjen qe pata e pashe te arsyshme ti mbash kepucet me take. mendoj se te gjitha komentet e Valdrinit kan qen me venZanfina Ismajli ( kengetarja me sexy ne shqipe ) mer pjese ne TopFest
Zanfina Ismaili
Kengetarja me seksi ne shqipe me ne fund do te niset drejt Tiranes per te marre pjese ne festivalin TOPFEST’07. Mesojme se ajo do te prezantohet ne konkurim me kengen “Ti s’do t’ia dish per mua” e cila perfshihet dhe ne albumin e ri te Zanfines “Nje puthje”.Heren e fundit qe mori pjese ne nje festival,kengetarja rrembeu cmimin e pare (“Celesi Muzikor”) le te shpresojme qe te njejtin sukses do kete edhe ne “TopFest’4”.
Ti s'do t'ia dish per mua
Ti s'do t'ia dish per mua
As une per ty
Njesoj do jet gjithmone
Per ne te dy
U mundova ... te te doja
Ne çdo fjale ty... te degjoja
Ti e dije... une do shkoja
Sa shum doje... te ta thoja
Zanfina Ismaili, këngëtarja shqiptare më seksi
ein Bild

Zanfina Ismajli-yll i ri i skenës Shqiptare

Me nje look qe mund te krahasohet dhe konkurohet me secilin yll boteror,nje kenge padyshim hit,nje ze i cili verehet qe eshte ushtruar gjate nga profesioniste (siq thote vet kengetarja :"Ka nje vit qe ushtroj zerin tek sopranoja me e deshmuar kosovare-Merita Juniku") dhe me nje vallezim tejet modern dhe me te sofistikuar,ne skene hyn nje Zanfina Ismajli e re e cila tashme ka shkeputur cdo lidhje karriere me te motren,sukseset e pafundme te se ciles ishin nje barriere e madhe per "motren e vogel" -Zanfine.Por ketu nuk perfundon.Zanfina me fitoren ne "Celesi Muzikor" ku merr te drejten te perfaqesoje Kosoven ne Balkanvision,dhe me videoklipin alla MTV i nderthurur me elemente mitologjike te punuara me shume kujdes dhe ne menyre te mrekullueshme,hyn ne boten e eger te show-biznesit shqiptar duke paraqitur konkurence serioze per secilen kengetare,jo vetem shqiptare.Me nje maturi ne gjeste,seriozitet ne pune,perkushtim ndaj profesionit dhe pa ndonje nguti qe te beje karriere 2-3 vjeqare,Zanfina Ismajli per momentin eshte kengetarja me atraktive ne shqipe.Sa do ta mbaje kete kulminacion?Mbetet te shohim,edhepse cdo gje qe ka premtuar deri sot, e ka realizuar.
Hapi i ardhshem? Balkanvision-i dhe krenaria qe na perfaqeson nje kengetare kosovare te cilen e dallon vetem gjuha e bukur shqipe nga kengetaret me te njohura boterore.Me titullin simbolik "As i fundit,as i pari",te punuar nga hit-maker-i i kesaj kohe,Flori,Zanfina tregon se ky sukses nuk eshte as i fundit e as i pari.
Ne i urojme fat...

ein Bild
ZANFINA-AS I FUNDI AS I PARI

Zanfina Ismaili eshte kengetarja qe po ngjitet shpejt majave te karrieres se saj.Kjo bukuroshe ka nje stil magjepes.Me zerin dhe paraqitjet e saj ka bere qe te rrembeje shume zemra.Kengen e nisi shume heret,ne moshen femijerore:"Si e vogel kam dashur te kendoj,keshtu qe kjo ne nje menyre tregon se a kam pasur talent.Ne realitet kam pasur perkrahjen e familjes.Me ndihmen e tyre e kisha me lehte per te depertuar.Por kam pasur dhe vullnet te madh te merrem me kengen,prandaj dhe mund te them qe kenga eshte dashuria im me e madhe."
Ajo tani ka arritur te kete nje karriere te shkelqyer ne fushen e kenges,prandaj themi se eshte nje talente e krijuar me te gjitha vetite e bukura.Ajo thote qe per te arritur nje karriere nuk eshte lehte,per faktin se per t"u bere nje kengetare e mire dhe per te pasur nje numer te madh adhuruesish duhet punuar shume.Ajo vazhdon te perpiqet per te zhvilluar karrieren e saj.
Nje hit i vertete
Koheve te fundit ne ekranet televizive kenga dhe klipi i Zanfines "As i fundit"as i pari" ka zgjuar kurreshtje tek te gjithe.Si gjithnje,edhe kete here Zanfina per admiruesit e saj te shumte,ka pregatitur surpriza.Ajo thote se per kete realizim ka punuar shume gjate:"Nuk preferoj qe realizimet ti bej per nje kohe te shkurter,sepse duke i punuar me kujdes dalin me kulitative,keshtu qe per kete klip kam punuar mjaft,ne menyre qe te pelqehet nga publiku.Videoklipin e kam punuar me produksion vendor.Ndersa idete per spotin ishin te mijat dhe te Adelines,dhe mund te them qe jam shume e kenaqur me suksesin te cilin nuk e kam pritur te jete kaq i madh".
ein Bild

Kerte vit Zanfina eshte duke pregatitur shume befasi tjera per adhuruesit e saj."Tani jam ne fazen perfundimtare te albumit te ri,dhe gezohem qe qe pikerisht ky projekt mne te cilin kam punuar qe prej nje viti po perfundon dhe po del me mire sesa qe kam deshiruar.Por,ky realizim i imi nuk do te jete i fundit per kete vit,sepse kam dhe disa krijime te tjera te cilat deri ne realizim mbesin surprize",Thote Zanfina.
Shquhet per paraqitjen skenike
Zanfina thote se per te paraqitja skenike eshte mjaft e rendesishme,per faktin qe me te indentifikohet dhe vete kengetari.Ne dote shtonim qe kete e deshmon shija e saj super mdoerne per veshje."Ne ditet e sotme,perveq vokalit,paraqitja skenike eshte njeri nder elementet ne te cilat duhet shume te punosh.Une i kushtoj mjaft rendesi,sikur cdo kengetar edhe boteror.Ndodh qe nganjehere te jem e ftuar ne emisione momentin e fundit dhe kjo nuk me pelqen sepse nuk arrij te pregatitem siq dua une.Prandaj kerkoj qe per secilen pjesemarrje te di kohen dhe diten kur do te marr pjese."Per te qene kengetare e suksesshme,ajo thote qe fillimisht duhet te kesh zerin,pastaj vullneti,pse jo dhe tradita.
"Dashuria per kengen eshte ajo qe i duhet me se shumti nje kengetareje.Nenkuptohet talenti,por edhe vullneti per te tejkaluar veshtiresite dhe idete kreative te cilat nuk guxojne te mungojne"-shprehet ajo.
ein Bild

Kenget e Zanfines jane te zhanrit etno-dance,dhe ajo thote qe ne kete zhanr e ka gjetur veten."Stli i kengeve te mia eshte etno-moderne.Jam e para qe ka filluar kete zhanr.Keshtu kam filluar edhe me hitin e pare,dhe i dyti shoh qe pelqehet shume.Tani kjo rryme muzikore ehte ne trend,dhe une jam e lumtur qe isha nismetare e ketij zhanri nga kengetaret e gjeneratave te reja.Muzika shqipe e paster gjithmone ka qene ne zemren time,dhe nuk do te lejoja qe te na grabisin kulturen rrymat e bastarduara muzikore.Jam njeriu me i lumtur ne bote me suksesin qe kam arritur".
Juristja e ardhshme
Zanfina thekson qe kenga nuk eshte profesion i saj,per faktin qe kengen e konsideron me shume si nje dashuri dhe hobi.Ajo eshte studente e viti te trete ne Fakultetin e Drejtesise."E dua kete drejtim dhe shpresoj qe ne te ardhmen te jem nje juriste e zonja.Mirepo,nga kenga nuk do te ndalem.Jam ne vitin e trete dhe shpresoj te mbaroj studimet sa me shpejt.Une do te gjej kohe per te dyja pasionet e mia,kengen dhe jurispodencen,sepse cdo gje qe kam deshiruar deri me sot, e kam arritur" thote ajo.
Dhe ne pershendetemi me nje vajze te buzeqeshur dhe plot vullnet e jete e cila tashme eshte bere sinonim i suksesit real ne Kosove.I urojme fat.

ein Bild
Kush donte te rrembente Zanfina Ismailin?

Historia eshte, se disa kohe me pare bukuroshen Zanfina Ismaili kane dashur ta rrembejne disa persona te panjohur te cilet nuk ja kane arritur qellimit, vetem pasi jane ndaluar nga bodigardat e kryeministrit, te cilet gjendeshin aty ne ato momente. Ne u beme kurioz dhe vendosem te pyesnim Zanfinen e cila na dha kete pergjigje: "Hahahaha! Faleminderit prej Zotit deri me tani asnjehere nuk ka pasur tentim kidnapimi ndaj meje,por kjo ndoshta eshte perzier me nje ngjarje para disa muajsh tek ndertesa ku po jetonte kryeministri i atehershem(Bajram Kosumi). Mua nje djal me mori çanten nga dora dhe iku,por qe ate e kapen dhe mua mu kthyen gjerat e mia." E meqe po flasim per Zanfinen, ju kujtojme se javen qe vjen do te publikojme nje interviste ekskluzive per Albaniac ku kengetarja flet per albumin e saj te ri, pergatitjet per "Balkanvision" dhe "ate" lidhjen me futbollistin Lorik Cana. A egziston nje lidhje midis tyre apo jo? Ju ngelet te lexoni intervisten per ta mesuar! Yep! Shume i keq jam!

ein Bild
ADELINA MOTRA E ZANFINES

Prishtinë, 4 tetor —Janë thënëshumë fjalë rreth biondinës me paraqitje të trentë skenike, e cila nxit fantazira të vogla e të lezetshmet me vallëzimin e saj tropikal, qoftë nga klipet apo koncertet.
Zanfina Ismaili është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të bukura të estradës. Edhe pse nuk shihet shpesh nëpër lokalet e natës, hiti i saj më i ri
dëgjohet kudo nëpër lokalet argëtuese të kryeqytetit.
Ka arritur të mbledh rreth vetes adhurues të shumtë, sidomos meshkuj, që i fishkëllejnë nga audienca sa herë që vajza shndërrohet në një valltare amazone. Tani për dëgjuesit e muzikës ka përgatitur albumin e saj të dytë, i cili pritet të dal në treg pas dy ose tri jave.
"Kam edhe dy këngë, të cilat ende nuk i kam përfunduar krejtësisht, këto dy këngë mendoj se do të kompletohen së shpejti, sepse muzika është përfunduar,
dhe ka mbetur vetëm zëri im", shpjegoi Zanfina.

"Çelësi muzikor"

Kishte menduar që albumin ta titulloj "As i fundit e as i pari", por kjo ide kishte rënë për shkak se kënga tashmë është publikuar, në një CD tjetër me kolazhe.
Kënga e saj e fundit "As i fundit e as i pari" është punuar nga kompozitori nga Shqipëria Florjan Mumajesi(Flori).
Kënga është punuar për festivalin "Çelësi muzikor", me të cilën edhe mori vendin e parë nga juria profesionale e këtij festivali, njëkohësit mori vizën për
ta përfaqësuar Kosovën në festivalin ballkanik i cili do të mbahet, më 24 nëntor në Prishtinë.
Një guacë e madhe nga e cila lulëzon Zanfina, në një sfond insistues i dens-muzikës, një fustan i shkurtër, një veturë duke u djegur dhe vallëzimi i saj ekzotik krijojnë atë kombinim vizual që e bënë spotin e saj të pëlqyer nga publiku.
Këngët e tradhtisë.
ein Bild

Spoti i këngës "As i pari e as i fundit", në top listat e radiove dhe televizioneve tona lokale vazhdon t'i zë vendet e para duke lënë prapa shumë këngëtar të njohur.
"Albumi im i parë ka pas shumë tekste prej motrës time Adelinës.
Në fillim njerëzit më kanë identifikuar si motra e Adelinës, e nuk kam dashur që njerëzit të thonë që ja edhe tekstet po ja bënë motra", tregoi Zanfina duke qeshur.
Për tekstet dhe kompozimet e këngëve të saj janë përkujdesur shumë njerëz si Flori, Ilir Berani, Virusi, Arsim Bunjaku, Florent Boshnjaku, Beka e disa të tjerë.
"Në projektim tim të dytë ka tema të ndryshme kryesisht për tradhti dhe dashuri, por në asnjë mënyrë me jetën time private", shprehet ajo.
Zanfina Ismaili është një nga këngëtaret e pakta, që ritmet e këngëve të saja gjithmonë i ka pasuruar me elemente folklorike - popullore.
"Po në këngët e mia gjithmonë kanë zënë vend elementet folklorike, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku, për këtë edhe do të vazhdoj të fusë elemente popullore", tha Zanfina duke shpresuar se albumi do ketë sukses dhe publiku
do ta vlerësoj.
Sipas saj një këngëtar në Kosovë mundet të fitoj para prej muzikës, edhe pse nganjëherë këngëtari më shumë harxhon sesa fiton.

Zanfina nuk vjedh këngë

Lidhur me hallakamën e fundit rreth vjedhje të këngëve, ajo thotë se asnjëherë këto këngë nuk do të kenë vend në albumet e saj.
"Shpesh kur e kam marr këngën nga ndonjë kompozitor e kam mbajtur gjatë, ua kam lënë njerëzve ta dëgjojnë nëse rastësisht mund të jetë muzikë e vjedhur. Unë, definitivisht nuk dua që kjo të më ndodh", tha ajo për Express.
Derisa ajo po punon për albumin e saj të fundit, ajo nuk lë anash as fakultetin, është në Kolegjin "Fama" drejtimin juridik, të cilin planifikon ta vazhdoj për avokaturë, e për jetën e saj private si gjithmonë Zanfina planifikon ta mbajë për
vete.

ein Bild
Kohe E Re Ne Artin Kosovar
Deshtimet e njepasnjeshme te Genta Ismailit,siq eshte paralajmerimi i karrieres nderkombetare e cila nuk u realizua asnjehere,trumbetimi per tre recitalet madheshtore ne qytetet kyce shqipetare Prishtine,Shkup dhe Tirane te cilat nuk u realizuan,deshtimi i koncertit ne New York dhe bojkoti totali i fundit nga publiku shqiptar ne Chicago,tregon qe Genta Ismailit i jane lekundur themelet jo aq te forta qe ishin vene me perkthimin e kengeve sllave.
Kjo ve ne pah nje dukuri tjeter qe kemi te bejme me nje kengetare tjeter,e po te njejtit mbiemer,Zanfina Ismaili e cila bazuar ne karrieren e ndertuar ne muziken burimore shqipe te nderthurur mjeshterisht me trendet boterore,po ben qe degjuesi i sotem ti kthehet rrenjeve dhe artit te mirefillte shqiptar.
Ne muziken shqiptare po fillon nje kohe e re.

ein Bild
Zanfina ne EuroFest
Ne ju kemi lajmeruar per mbajtjen e "Balkanvision" ne Prishtine kete nendor.Sot ju themi se organizatoret e spektaklit kane vendosur qe festivali te marri permasa evropiane duke ndryshuar keshtu edhe emrin nga "Balkanvision" ne "Eurofest". Ndersa vendet e Ballkanit, tashme kane konfirmuar pjesmarrjen,disa shtete te Evropes perendimore mesohet te jene te interesuara per "Eurofest", si psh Gjermania,Austria etj. Kosova do te prezantohet me Zanfina Ismailin, e cila e mori kete te drejte si fituese e festivalit "Çelesi muzikor" mbajtur me gusht te ketij viti, nderkohe ende nuk dime se me cilin/cilen artiste do te prezantohet Shqiperia ne "Eurofest". Duke qene se ideja e ketij festivali eshte muzika-si nje ure nderlidhese midis popujve, edhe minoritetet ne Kosove do te prezantohen me krijimet e tyre ne naten "superfinale" te ketij festivali e cila do te transmetohet drejtpersedrejti nga RTK. Nuk kemi detaje ne lidhje me te ftuarit apo daten me egzakte ne te cilen do te mbahet ky festival, gjithsesi vazhdoni te na lexoni, do ju informojme sapo ta kemi kete mundesi.
Vetem pak dite e ndajne nga pjesmarrja ne "Eurofest", por Zanfina ka nje tjeter projekt me te rendesishem per te realizuar. Publikimin e albumit te saj te dyte i cili sot del ne qarkullim ne mbare Kosoven. Ka disa kohe qe prodhon veç hite, me i fundit eshte ai " As i fundit as i pari" me te cilin do te prezantohet edhe ne "Eurofest" si perfaqsuesja e Kosoves, ndaj dhe kersheria per albumin e saj te ri ka qene gjithmone e ne rritje.Posterat e Zanfina Ismailit do te shfaqen shume shpejt ne çdo qytet te Kosoves ku paralajmerojne shitjen e albumit "Nje puthje" ne te cilin gjenden dhjete kenge te nje prej kengetareve me te kerkuara te momentit ne Shqipe.Jeni te paret qe e mesoni kete lajm eskluziv per Albaniac...e ku tjeter!

ein Bild

............... Z
..................A
.....................N
.......................F
.........................I
...........................N
..............................A

Pse jane motrat Ismajli kaq HOT ?

Zanfina: Wow! Nuk e besoja që kjo intervistë do të fillonte me nje pyetje e cila mua më shpall "HOT",hahaha! Sidoqoftë,do ta pranoj si kompliment.,por çdo përgjigjje e imja do të lejonte dyshimin e lexuesit per autoreklamë,prandaj e kam vështirë të përgjigjem.Megjithatë do të mundohem...Adelina është një tip që fare nuk heziton të shpreh atë që ndjen,dhe nuk çan kokën për kritika negative përderisa ajo është e kënaqur me vetën,gjë që reflekton edhe tek publiku i saj.Tek une është pak më ndryshe.E shoh veten si vajzë shumë më e përmbajtur,sepse jam motra e Adelinës për të cilën flitet çdo ditë prej se ajo këndon,dhe si e tillë tash mua më stërzmadhohet çdo gjest.Pra,me një fjalë nuk jam aq "HOT" sa dukem tash.Jam shumë më "HOT"! Por nuk dua të dukem si e tillë në këtë kohë kur gati çdo këngëtare do të përndezë publikun me bukurinë e vet.Dua që të jetë kënga ajo që pëlqen publiku,pastaj une.Kur të arrij cakun që ia kam parashtruar vetes,atëherë do të guxoj të tregoj se sa "HOT" jam
ein Bild

Shume e pelqejn versioni tuaj i kenges "Gajdexhiu". A do degjojme me shume kenge te ketij gjenri muzikor ne albumin tuaj te ardhshem?

Eshtë kompliment i madh për mua që pëlqeni "Gajdexhiun",ne kohën kur një numër i madh i dëgjuesve parapëlqen muzikë te bastarduar.Këtë e them pa dashur të ofendoj askënd,por fatkeqësisht,është fakt i cili qëndron.Mirëpo,jam shumë e vendosur që të këndoj këngë të stilit "Gajdexhiu",sepse rinia jonë shumë pak e di se sa i begatshëm dhe i bukur është folklori jonë.Dhe une dua që të dëgjohet muzika jonë autoktone,të vetëdijësohemi se sa unik dhe i bukur është identiteti ynë kulturor.Prandaj do të këndoj këngë shqipe,të modernizuara.Patjetër se do të kem këngë të stilit "Gajdexhiu" edhe në të ardhmen.Ja që ndodh që një fjali e bukur e dikuj,ne këtë rast e juaja,motivon jo vetëm mua,por çdo këngëtar që të vazhdojë një rrugë të cilen e ka filluar duke besuar në sukses.

Jeni duke e pregaditur një album të ri,Na tregona disa detaje?

Kam filluar vetëm pregatitjet për albumin e ardhshëm,pra jam në fazën e përzgjedhjjes se ideve se si do të tingëlloje si tërësi.E ceka edhe më herët që do të dominojë melosi shqip i moderuar,por mund të them që do të jenë më ritmike,më energjike,më të afërta për dëgjuesin e zakonshëm.Ende jam në dilemë se cilat nga katër këngët që realizova për programet festive të Vitit te Ri do të jenë në album.Ende jam në fazën fillestare dhe do të punoj ngadalë sepse dua të kem një album të mirë.

- Zanfina i kendon shpesh dashurise ndaj dhe ne kemi nje pyetje per te cilen duam nje pergjigje te sinqerte.Keni rene ndonjehere ne dashuri dhe a keni te dashur?

Hahaha,e dija që do të kishte edhe pyetje të tillë.Këngët e mia nuk janë autobiografike,edhepse i këndoj dashurisë.Paj,të gjithë i këndojme dashurisë,sepse ajo është ndjenja e cila më së shumti na duhet në këtê kohë.Sigurisht vërejtet tentimin tim që ti ik përgjigjjes,hahaha.Kam një princip të prerë sa i përket përgjigjjeve në pyetjet intime dhe vërtete nuk preferoj të përgjigjem në pyetje të tilla,sepse çkado që them,dikuj do ti tingëllojë gënjeshtër.Jeta private është shumë e ndjeshme dhe preferoj ta mbroj nga vrazhdësia e show-biznesit.Dhe mos e kuptoni këtë si një injorim,sepse jam e sigurtë që në një pyetje të tillë edhe ju do të pergjigjeshit njësoj.
ein Bild

- A eshte e veshtire te kesh per menaxhere nenen tende? Dua te them, si reagon ajo kur ju kerkoni te visheni seksi apo kur ndonje djale kerkon te ju flase ne koncertet e aktivitetet e shumta ne te cilat merrni pjese etj.

Sigurisht pritni pergjigje të tipit klasik: "Mua mami nuk më përzihet,etj".Do të pergjigjem shumë sinqerisht.Nëna ime është dukagjinase tipike,shumë e rreptë me vajzat e veta dhe nuk ka lejur ti ikë traditës në edukimin tonë.Ok,ajo është grua moderne,por jo modernizim i cili në raste të ndryshme mund të quhet shfrenim.Eshtë ajo që me kohë më ka mësuar që skena është dicka krejt ndryshe nga jeta reale.Nuk kundërshton aspak kur dukem atraktive në skenë,përkundrazi i bëhet qejfi kur dikuj i pëlqen prezantimi im.Si çdo nënë në botë që kënaqet kur fëmiu i saj korr sukses,por gjithashtu ajo na mësoi të bëjmë dallimin mes atraktivitetit dhe vullgaritetit.Në jetën private është pak më ndryshe.Ajo është "bodigardi" më i rreptë që ekziston,dhe nuk heziton të reagojë ashpër kur dikush keqpërdor mirësjelljen time.Eshtë e rreptë dhe me neve.Une i kam të kufizuara daljet,në shtëpi jam vetëm vajza e saj e cila duhet ti ndajë punët e shtëpisë me motrat,nuk lejon kurrfarë llastimi.Dikur kjo më pengonte,por tash e shoh vlerën e këtij edukimi,sepse kjo gjë më ka bërë të jem me dy këmbët në tokë dhe të mos më llastojë popullariteti.Përndryshe nuk është aspak e vështirë të kesh një nënë si timen menaxher.Përkundrazi,për mua është lehtësim,sepse ajo bart barrën e prapaskenes për çdo gjë.Mund të them që më e vështirë është për të.
ein Bild
-"Cocaina" eshte kenga juaj me e fundit. A keni provuar ndonjehere droge?

Hahaha,jo, jo!Betohem që në jetën time asnjëhere nuk kam provuar asnje lloj droge.Por nuk kam nevojë ta provoj për ti ditur pasojat e saj,sepse siç e kam cekur shumë here,i takoj një gjenerate të ciles droga në Kosovë ia ka marrur shume shokë e shoqe.Me fjalë tjera,ma ka marrë një copë te bukur fëmijërie,sepse ata me të cilet dikur kalova castet më të bukura në shkollë,lojëra në lagje,etj.,tash më ndodh të mos më njohin.Dhe kjo dhemb."Cocaine" është më së shumti një zë dhimbjeje.Dhe fatkeqesisht,ne shume pak arsimohemi dhe pak jemi të informuar për këtë fenomen trishtues,por është realiteti që e shohim në jeten e perditshme ai që na vetedijeson.Eshtë alarmant numri i narkomanëve tek ne.Ne i shohim çdo ditë,dhe na dhimbsen,por mbetet me aq.E une nuk desha të mbetet me aq,por konkretisht bëra "betejen" time kundër ketij fenomeni.

- Eshte e mundur qe te ju shohim ju dhe Adelinen ne nje duet?

Po.Tashme kemi paralajmeruar duetin i cili do te jete ne albumin e ri te Adelines,i cili shpejt do publikohet.Eshte nje duet interesant per te cilin jam e sigurt se do te kete komente nga me te ndryshmet.Por ia vlen te degjohet,sepse eshte i ndikuar nga realiteti i cili shpesh di te jete negativ.Me shume nuk do te zbuloj,sepse nuk do te jete pastaj nje surprize per degjuesit.
ein Bild
-Sipas Zanfines kush eshte kengetari mashkull me seksi ne muziken tone?

Uh...Vertete pyetje e veshtire per mua.Ndoshta pse me te gjithe koleget kam raporte tejet profesionale,dhe vertet asnjehere nuk i kam shikuar me syrin e shikueses se zakonshme,por si kengetare e cila pastaj ka debatuar me ta lidhur me kengen,videoklipin,etj.,te tyre.Ok,ne kemi kengetare qe mund te quhen "sexy",por sinqerisht nuk di emrin e cilit ta permend.Me mire qe adhurueset e tyre te votojne nje gje te tille.Paj,edhe sikur te permendja ndonjerin prej tyre,e di qe do te kisha nje armate vajzash kunder meje,e me besoni qe nje gje te tille nuk e deshiroj hahaha.

-Ku dhe me ke e kaluat Shen Valentini kete vit?

Per Diten e Shen Valentinit isha ne Peje duke iu kenduar kenge dashurie te gjithe atyre qe jane te dashuruar apo qe jane ne kerkim te dashurise.

-Eshte e vertete qe jeni grindur me Genta Ismajlin? Mund te na tregoni diçka rreth kesaj zenke?

Asnjehere ne jeten time e para nuk jam grindur me askend.Dhe nuk dua ta komentoj me shume kete pyetje.

-Na jepni 5 kenge te cilat nuk duhet ti mungojne nje festeje (party)
ku eshte e ftuar Zanfina

Ok,do te provoj.Hmm...1.Telat-Faton Macula 2.Waiting for Tonight-.Jennifer Lopez 3.Hou çike-WSF 4.Sot mos thuaj jo-Jehona Sopi 5.Ama-NRG Band

ein Bild

 

 

Zanfina Ismaili cilësohet këngëtarja shqiptare më seksi. Është ky rezultati, që ka dalë nga votimi i realizuar nga revista Albaniac në internet. Prej disa kohësh, të gjithë vizitorët e kësaj faqeje kanë pasur mundësinë të votojnë këngëtaren shqiptare, që për sytë e tyre ishte më seksi. Dhe rezultatet shpallin fituese këngëtaren kosovare Zanfina Ismaili, e cila ka arritur të marrë 0,4% më shumë vota se bukuroshja shqiptare Elvana Gjata, e cila është renditur në vendin e dytë, duke lënë pas këngëtare të tjera të njohura për hijeshinë e tyre si Bleona Qerreti, Genta Ismaili, etj. Zanfina Ismaili, fituesja e këtij pyetësori prej disa vitesh ka nisur të spikasë dukshëm në skenat muzikore shqiptare. E njohur fillimisht si motra e Adelinës, duket se Zanfina e kishte të vështirë të shkëputej nga emri dhe suksesi i Adelinës, që megjithatë vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më të paguara jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Megjithatë këngë pas kënge dhe në çdo dalje të saj në skena, edhe Zanfina arriti të krijonte identitetin e saj artistik. Natyrisht nuk mund të mohojmë këtu edhe vlerat e pamjes së saj, që ndonëse nuk i kanë dhënë një kurorë miss-i si Adelinës, i japin mundësinë të shpallet këngëtarja me seksi e skenave shqiptare. Dhe Zanfina ka nisur të ndërgjegjësohet edhe vetë për këtë fakt. Nëse do të shohim videoklipet e saj, njëri pas tjetrit, gjejmë gjithmonë e më tepër shfaqjet e hireve femërore, që natyrisht kanë ndihmuar në suksesin e saj edhe si këngëtare.
ein Bild
ein Bild
 
  Today, there have been 1 visitors (5 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free